Drejtuar Patrisit? Kjo është shprehja që Tuna ndau në rrjete sociale!


Drejtuar Patrisit? Kjo është shprehja që Tuna ndau në rrjete sociale!
Këngëtarja e njohur Tuna Sejdi prej muajsh është në fokus të mediave rozë.

Kjo jo se nuk ka ndodhur më parë, që prej ditës debutuese në muzikë, por me një intensitet të shtuar, është përfolur ndarja e saj me instrumentistin Patris Berisha.
Tuna thyen heshtjen me një seri kunjash të fortë e të drejtpërdrejtë!
Ndërkohë së fundmi, ajo ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Një djalë që i la emrin Zen.

Ajo ka ndarë një shkrim në llogarinë e saj në Instagram, që mund të përkthehet edhe si kunjë për ish-partnerin e saj duke përshkuar kështu edhe pak nga dinamika e lidhjes që kishin.
Këngëtarja shpeshherë është shprehur për një ‘tip narcisi”, e kështu bëri edhe kësaj here.
“Nëse doni një përgjigje të vërtetë nga një narcis, pyetini se çfarë i kanë bërë ish-at, pastaj dëgjoni me kujdes, ata po përshkruajnë në fakt veten e tyre”, thuhet në shprehjen që ka shpërndarë Tuna.