Drejtoria e Doganave njofton se , përmes Sektorit për Kontroll dhe Hetime, ka zbuluar dhe parandaluar një rrjet të organizuar ku importues, agjentë doganorë, shoferë të punësuar në kompani transporti dhe zyrtarë doganorë kryenin vepra penale në mënyrë të organizuar me automjete të përdorura. Këto automjete futeshin në mënyrë të paligjshme në treg dhe përfundonin në tregje të makinave në Maqedoni pa paguar detyrimet doganore.
Janë konfiskuar 35 automjete me një vlerë totale prej 20 milionë denarësh, ndërsa buxhetit të shtetit, përmes shmangies së pagesës së detyrimeve doganore, i është shkaktuar një dëm i drejtpërdrejtë prej 9 milionë denarësh.
Në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit janë dorëzuar kallëzime penale kundër 24 personave, 19 individë dhe 5 persona juridikë, për kryerjen e veprave penale: mashtrim doganor, fshehje të mallrave që vijnë nga mashtrimi doganor, falsifikim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve.
Me përfundimin e plotë të veprimeve parahetimore dhe hetimore, do të pasojnë kallëzime penale edhe për persona të tjerë, ndërsa disa prej tyre do të ngarkohen për kryerjen e përsëritur të veprave të njëjta ose të ngjashme.
Për sa i përket zyrtarëve doganorë që kanë abuzuar me pozitën dhe autorizimet zyrtare, janë në proces procedurat disiplinore, pas së cilave do të pasojnë masa ndëshkuese përkatëse.