Drejtoria Doganore njofton se janë sekuestruar sasi ari dhe argjendi. Në njoftimin e tyre në facebook thuhet:
Janë sekuestruar 110.2 gramë stoli ari dhe 1.7 kilogramë stoli argjendi me vlerë të përgjithshme prej 563,735 denarësh, të zbuluara tek një udhëtar që udhëtonte në rrugën Stamboll-Gostivar. Me këtë është parandaluar një përpjekje për të shmangur taksat doganore në shumën prej 148,308 denarësh. Kundër personit do të ngrihet një kallëzim penal.
Rasti është zbuluar në pikën kufitare Bogorodica, kur shërbimet doganore, për shkak të dyshimeve, kryen kontroll mbi një autobus dhe udhëtarët që po udhëtonin me të. Pas kontrollit të kryer, tek një nga personat, në xhepin e jelekut dhe në çantën e udhëtimit, u gjetën stoli ari dhe argjendi. Sendi është dorëzuar në Sektorin për Kontroll dhe Hetime, ku janë ndërmarrë veprime të mëtejshme.