Drejtoria Doganore konfiskon cigare, puro dhe veshmbathje të ndryshme

Drejtoria Doganore e RMV-së njofton se gjatë javës së kaluar, përveç konfiskimeve të 30.000 eurove në vendkalimin kufitar Bogorodicë, orëve të dorës në Aeroportin e Shkupit, 6.800 eurove në vendkalimin kufitar Tabanovc, për të cilat tashmë kemi informuar, zyrtarët doganor parandaluan tentim për kontrabandim të cigareve, purove dhe veshmbathje, përkatësisht:
Cigare
– 69 pako cigare pa pulla akcize të markave Karelia, Ome dhe Parlament Aqua Blue, të zbuluara në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të bagazheve të udhëtimit të një shtetasi të Maqedonisë, i cili kishte për qëllim të udhëtonte me fluturim për në Londër. Pas përfundimit të kontrollit, pasagjeri ka shkuar në doganë, pasaportë dhe kontroll sigurie për dalje pa denoncuar dhe deklaruar asgjë, por gjatë kontrollit në valixhen e tij doganierët kanë gjetur 69 pako cigare të padeklaruara pa pulla akcize. Cigaret janë ndalur përkohësisht, ndërsa ndaj pasagjerit ka filluar procesi përkatës.
Puro
– 100 puro të markave Cohiba, Bolivar, Trinidad dhe Montecristo, të zbuluara nga ekipet mobile doganore, gjatë kontrollit të një autobusi me targa të huaja, në pikën kufitare Deve Bair në hyrje të vendit. Gjatë kontrollit të autobusit, pas sediljes së shoferit u gjetën 100 puro të padeklaruara në thasë me ushqime dhe në një çantë shpine me garderobën e shoferit. Malli është mbajtur dhe ndaj personit ka filluar procesi përkatës.
Rroba
– 413 veshmbathje (fustane, pantallona për femra, bluza dhe këmisha), të zbuluara në hyrje të shtetit në vendkalimin kufitar Tabanovc gjatë kontrollit të autobusit me targa të Maqedonisë. Kur u pyet nga doganieri nëse kishte ndonjë gjë për të deklaruar, shoferi i autobusit tha se nuk kishte asgjë . Gjatë kontrollit doganor të autobusit, malli i padeklaruar u gjet në gomën e pasme dhe në dhomëzën e bagazhit ndërmjet çantave dhe valixheve të pasagjerëve, të mbështjellë me thasë najloni dhe qese të ngjitura me shirit ngjitës. Produktet tekstile janë ndaluar përkohësisht dhe ndaj drejtuesit të mjetit është ngritur procedurë kundërvajtëse.