Drejtoria Doganore e Maqedonisë parandalon kontrabandimin me veshje dhe çanta të markave të njohura, cigare dhe nxjerrjen ilegale të parave

Drejtoria Doganore e Maqedonisë së Veriut njofton se:
Gjatë ditëve të fundit dhe gjatë ditës së djeshme, inspektorët doganorë dhe zyrtarët doganorë kanë parandaluar disa përpjekje për tregti të paligjshme dhe kontrabandim, si më poshtë:

U parandalua tregtia ilegale e produkteve të falsifikuara me nënshkrim të markave të njohura të modës, ku në disa kontrolle janë konfiskuar gjithsej 10.618 artikuj, ndër të cilët veshje dhe çanta “Louis Vuitton”, “Armani”, “Gucci” dhe orë “Rolex”. Produktet janë konfiskuar, ndaj kryerësve janë paraqitur kallëzime për kundërvajtje dhe është filluar procedura për shkelje të së drejtës së pronësisë intelektuale.
Në pikën kufitare Bogorodica, në katër kontrolle janë konfiskuar 37.200 copë cigare ose 186 steka cigare. Kur u pyetën se ku i kanë blerë cigaret, personat thanë se i kishin blerë në free-shop. Me këtë është parandaluar përpjekja për të vënë në qarkullim mallra akcizë për të cilat është shmangur pagesa e taksave të importit në shumën prej 319.177 denarësh.
U parandalua përpjekja për eksportin ilegal të një shume më të madhe valutash ose saktësisht 18.450 euro dhe shtatë mijë dollarë të tjera që një shtetas maqedonas donte t’i nxirrte nga shteti përmes pikës kufitare Tabanovce pa i deklaruar. Personit i cili kishte me vete gjithsej 20.450 euro dhe shtatë mijë dollarë, sipas ligjit, iu kthyen dy mijë euro, ndërsa pjesa tjetër u konfiskua. Ndaj tij është paraqitur kallëzim për kundërvajtje valutore.