Drejtoria doganore: 185 mijë korona norvegjeze sekuestrohen në Aeroportin e Shkupit

Janë sekuestruar 185 mijë korona norvegjeze, pasi një pasagjer që po largohej nga vendi në Aeroportin e Shkupit nuk i ka paraqitur në doganë. Pasagjeri, përndryshe shtetas norvegjez nga Kosova, mbante 305 mijë korona norvegjeze në një çantë të zezë, të cilën doganierët e gjetën gjatë kontrollit të skanerit.

Sipas ligjit të këmbimit valutor, atij iu kthyen 120 mijë korona norvegjeze dhe pjesa tjetër iu konfiskua. Ndaj pasagjerit është bërë kallëzim përkatës.