Drejtori nga Gostivari siguron “kasko” veten e tij!

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Parkingu I qytetit dhe gjelbërimi” në Gostivar i udhëhequr nga  drejtori Muzafer Zulbehari, ka lidhur kontratë  me personin juridik SHA Polisa e Sigurimit Shkup, si bartës i furnizimit për sigurim të udhëheqësisë me polisë të sigurimit deri më 300.000 denar pa TVSH, shumë e  cila do të paguhet në qoftë se ekziston, rast rreziku nga ndonjë fatkeqësi.

Kontrata e lidhur më datë 03.05.2018, zgjat  një vit dhe përkundër asaj që sipas ligjit jo vetëm drejtori por edhe të gjithë të punësuarit janë të siguruar. Por me këtë veprim drejtori ka mbi siguruar vetëm në një rreth ku rreziku nga një fatkeqësi është minimal.

Për çfarë drejtori ka siguruar veten e tij me këtë shumë të madhe, ngelën e paqartë!

Pa Censurë i ka drejtuar pyetje edhe drejtorit Zulbehari, për ta pyetur se pse ai ka pasur nevojë për një lloj sigurimi të këtillë?!

Lajmi në përditësim….