Drejtori i Vakëfit të Mesxhid Al-Aksasë i bën thirrje botës islame për ndihmë

Drejtori i Vakëfit të Mesxhid Al-Aksasë, Sheikh Omar al-Kiswani, nëpërmjet altoparlantëve të Haram Al-Sherifit i bëri thirrje botës islame për ndihmë.
“Ku janë Saladinët?” thirri Sheikh al-Kiswani, duke theksuar se Mesxhid Al-Aksaja është nën një su*lm të madh.
“Hebrenjtë fanatikë nuk mund të hyjnë në faltore pa i shkelur kufomat tona”, tha ai.
“Ku e keni nderin?”, tha ai duke iu adresuar botës islame dhe duke deklaruar se policët izraelitë kanë shkelur nderin e Haram Al-Sherifit.

Ndërhyrja e policisë izraelite ndaj palestinezëve në Mesxhid Al-Aksa
Mijëra palestinezë të cilët e falën namazin e sabahut në Mesxhid Al-Aksa, më pas organizuan një demonstratë në oborrin e faltores, duke thirrur tekbire.
Pas demonstratës, palestinezët filluan të qëndrojnë në kompleks për ta mbrojtur atë nga bastisjet e hebrenjve fanatikë.

Ndërkaq, më pas, policia izraelite duke bastisur Al-Aksanë, intervenoi ndaj palestinezëve me gaz lotsjellës dhe pl*umba.
Hebrenjtë fanatikë festojnë “ditën e Kudsit” sipas kalendarit hebre, për të përkujtuar përvjetorin e Luftës së Gjashtëditore kur Izraeli në vitin 1967 okupoi Kudsin Lindor.
Organizatat fanatike hebreje, me rastin e “ditës së Kudsit” që këtë vit përkon me datat 9-10 maj, kishin bërë thirrje për bastisje në Mesxhid Al-Aksa.