Drejtori i Urgjencës në Shqipëri preket nga koronavirusi

Së fundmi është raportuar se edhe Drejtori i Urgjencës Kombëtare në Shqipëri, Skendet Brataj është infektuar me koronavirus.

Ashtu siç ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, sot ka rezultuar pozitv me COVID-19 edhe drejtori Brataj.

“Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij.
Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!”, shkroi ministrja në Facebook.