Drejtori i shkollës së mesme në Saraj, Bedri Gjureci në bashkëpunim me kompaninë famëkeqe Besa Trans rrezikon jetën e nxënësve duke i transportuar ata me minibusat e kompanisë. Kështu ankohen disa nga prindërit, sipas të cilëve drejtuesi i minibusit është një adoleshent 14 vjeçar, siç shihet edhe në foto.
Ata thonë se bëhet fjalë për djalin e pronarit të Besa Trans, Bekim Haxhiu, prandaj kanë frikë për sigurinë e fëmijëve të tyre, që të udhëtojnë me minibusët e kësaj kompanie. Rasti gjyqësor lidhur me tragjedinë e ndodhur në Bullgari ende nuk ka përfunduar, kurse prokuroria së fundmi ka kërkuar përgjigje nga MPB se pse ka vonuar mbylljen e Stacionit për kontroll teknik ku është kryer kontrolli i autobusave të Besa Trans.