Drejtori i policisë finansiare Arafat Muaremi qeras vetën me veturë super luksoze Open Insignia

Drejtoria e policisë financiare para Vitit të Ri ka blerë automobil në vlerë 38 mijë euro. Drejtori Arafat Muaremi marrëveshjen e ka firmosur me 21 dhjetor 2021, ndërsa te Byroja për prokurime publike është dorëzuar më 4 janar 2022.
Sipas marrëveshjes së publikuar, cmimi i veturës pa e llogaritur TVSH-në është 32 mijë euro, ndërsa me tatim kushton 38 mijë euro. Në shpalljen për furnizime publike ishte vetëm një ofertë.
Vetura që e ka blerë drejtori për institucionin është “Opel Insignia Grand Sport Biznis Elegance”, 2.0 diesel. Sipas materiale promovuese bëhet fjalë për ‘nivel të sofistukuar të biznes klasës”, ndërsa sipas specifikimeve me të cilën ka fituar frunizuesi. automjeti është automatik me gjashtë shpejtësi.
Ka ajër të kondicionuar automatik me dy zona, sistem aktiv të mbajtjes së korsisë, sistem për shmangien e përplasjeve përpara me asistencë frenimi, sistem automatik të mbajtjes së korsisë, sensorë parkimi para dhe mbrapa, kamerë parkimi mbrapa, 6 airbaga, rrota alumini me diametër minimal prej 17 inç, navigacion, kompjuter udhëtimi…
Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion vitin e kaluar ka marrë vetëm 9 kallëzime nga Policia Financiare për një vit të tërë. Statistikat në këtë prokurori thonë se nga 9 raportet e dorëzuara nga Financat, vetëm 5 kanë qëlluar adresën. Akuzat janë ngritur ndaj qytetarëve të thjeshtë, asnjë prej tyre ndaj ndonjë zyrtari publik apo biznesmeni, e bankieri.
Drejtoria e Policisë Financiare është organi kryesor i zbulimit të korrupsionit dhe duhet ndihmojë prokurorët të cilët më pas hapin hetimet, bëjnë kallëzime para gjykatave. Nuk ka zbuluar asnjë korrupsion dhe nuk ka ngritur asnjë hetim. Nuk ka shpallur asnjë akuzë, as nuk ka gjykime për korrupsion për ndonjë bartës të funksioneve publike, shkruan portali Sakam Da Kazam.