Drejtori i Policisë Financiarë, Arafat Muaremi përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se ka dalë negativ ndaj COVID-19, por do të mbetet në vetëizolim shtëpiak sipas udhëzimeve të rekomanduara nga institucionet përkatëse deri më datën 09.06.2020. Ai u infektua më herët se kishte pasur kontakte me zv/kryetarin e LSDM-së Muhamed Zekiri, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe ndodhet në vetëizolim megjithë familjen e tij.
Statusi i plotë në fejsbuk:
Të nderuar familjar, miq dhe të gjithë ju dashamirës,
Sapo u informova se rezultova NEGATIV ndaj Covid-19, ju falenderoj përzemërsisht që treguat kujdes gjatë këtyre dy ditëve stresuese në pritje të rezultatit dhe njëkohësisht ju uroj shëndet dhe gjitha të mirat..
Njëherit ju informoj se do vazhdoj të ri ne vetëizolim shtëpiak sipas udhëzimeve të rekomanduara nga institucionet përkatëse deri ne 09.06.2020.
Të dashur miqë, ju apeloj edhe njeher që të bëjmë kujdes, si dhe respektimin e masave të përcaktuara nga institucionet përkatëse.
Falenderimi mbi të gjitha i takon Zotit, qofshim të gjithë nën mbrojtjen e Tij!