Drejtori i Galerisë së Arteve Ilir Kurtishi në një intervistë për Pa Censurë tregoi se sot ka filluar edicioni i 12 i Kolonisë së Arteve e organizuar nga Galeria e Arteve në Tetovë dhe me mbështetje nga Ministria e Kulturës. Ai tregoi se sot është bërë hapja në një formë të pazakontë, një hapje spontane jo me një hapje solemne siç është praktikuar herave të tjera. Ai tha se dihet shkaku i kësaj se përse ndodhi kështu, sepse shkaku i pandeminsë nuk mund të ishte një hapje solemne si herave të tjera, transmeton Pa Censurë.
Kurtishi tregoi se janë në Kodrën e Diellit dhe po qëndrojnë në hotelin “Scardus”, ku aty janë diku rreth 15 artist, e që të gjithë janë nga Kosova përveq njërës që ishte ukrainase por që jeton në Maqedoni.
Si shenjë te punimit artistik piktural, ato do të vazhdojnë të qëndrojnë aty edhe për 4 ditët në vijim, edhe piktorët do të jenë aty. Drejtori falenderoi për entuziazmin dhe për vizitën nga Pa Censurë dhe ai shpreson se do të kalojnë mirë aty. /PA CENSURË/