Në seancën e sotme, Qeveria e konstatoi dorëheqjen e Drejtorit të Fondit të Shëndetit, Den Donçev. Në shpjegimin e dorëheqjes Donçev shkroi se ai po largohej nga funksioni për shkaqe personale dhe familjare. Në dorëheqje thuhet:
E kisha ndërmend të jap dorëheqje menjëherë pas zgjedhjeve, por e shtyva qëllimin për shkak të përgjegjësisë së imponuar nga pozicioni im”, shkroi Donçev në dorëheqjen e tij.
Donçev tha shkurt për Alsat, se do ta informonte publikun më shumë rreth vendimit të tij nesër. Donçev u emërua drejtor i Fondit Shëndetësor në gusht të vitit 2017.
Paraqitja e tij e fundit publike ishte javën e kaluar kur e promovoi masën për furnizim elektronik të ilaçeve, por atëherë nuk njoftoi se planifikoj të japë dorëheqje. Vitin e kaluar, Donçev u akuzua nga partia opozitare e VMRO DPMNE-së se ka tentuar ta pengoj shitjen e “Diamed” një kompanie suedeze.
Opozita e përmendi se përmes shantazhit ka tentuar të marrë pronë nga kontrata e shitblerjes. Për këtë rast kundër Donçevit dhe ministrit Filipçe u ngrit edhe padi penale. Donçev në konferencë hodhi poshtë këto akuza, duke thënë që i ka paralajmëruar suedezët përmes letrave dhe takimeve për pasojat e mundshme apo veprimet kriminale të “Diamed”, ku sipas tij janë të përfshirë ish zyrtarë të lartë të shtetit.