Drejtori i Fondit Shënedetësor Ahmeti takohet me drejtorët e Klinikës së Tetovës Elezin dhe Fazliun

Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Faton Ahmeti priti në takim drejtorët e spitalit Klinik të Tetovës, duke ju garantuar përkrahje për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

“Kisha kënaqësinë e posaçme, në ambientet e Fondit për Sigurim Shëndetësor, të pres në takim pune drejtorët e Spitalit Klinik të Tetovës (drejtorin mjekësor Amir Elezi dhe drejtorin organizativ Armend Fazliu).
Fondi, do të jetë pëkrahë të gjitha përpjekjeve që kanë qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, në të mirë të bashkëqytetarëve tone”, shkruan Ahmeti në Facebook.