Drejtori i FIZHT Halili ndodhet në Jeruzalem ku ndjekin zhvillmet e fundit!

Drejtori i FIZHT Festim Halili ndodhet bashkë me ekipën në Jeruzalem ku njoftojnë për projektet e fundit:

Halili shkruan:

“Jemi në Jerusalem, ku me ftesë të institucioneve të inovacionit dhe të teknologjisë, kemi mundësi të ndjekim shumë zhvillime të fundit teknologjike, të rrjetizohemi dhe të kyçemi në projekte shkencore të udhëhequra nga institucione të Izraelit dhe Europës. Ishte kënaqësi të takojmë dhe zonjën Marina Zanchi, drejtore e agjencionit Evropian HaDEA (European Health and Digital Executive Agency), që përkujdeset për të ndërtuar një Evropë digjitale dhe me industri konkuruese. Njëherit dhe z. Danny Seker, drejtor i Digjitalizimit, Industrisë dhe Hapësirës së Izraelit, që ka përvojë të madhe në zhvillimet e teknologjive inovative. Ky rrjet i ekspertëve nga e gjithë Evropa do të ketë mundësi të aplikojë në partneritet në projekte të mëdha të HORIZON EUROPE 🇪🇺 ku dhe ekosistemi i biznesit dhe akademisë në shtetin tonë do të përfitojë.”