Drejtori i ASH: “Korrupsioni 0, heq dorë nga benefitet e pushtetit”

Drejtori i ri i NP “Tregu” në Kumanovë, Gëzim Kadriu kuadër nga Aleanca për Shqiptarët sot përmes një njoftimi në profilin e tij në facebook, ka bërë të ditur se nuk do ti shfrytëzoj disa benefite si drejtor, duke hequr dorë nga vetura zyrtare, shoferi dhe reprezentacioni.

Ja postimi i plotë i tij:

Në pamundësi të ju përgjigjem secilit prej juve, ju falënderoj për uratat e sinqerta që keni dërguar me rastin e emërimit u.d drejtor i N.P Tregu.
Pavarësisht se si do të jetë fillimi, ne shpresojmë në fund të hajrit e faqebardhë!
Motoja e jonë është Pastër.

Duke pasur parasysh gjendjen e rënduar financiare të ndërmarrjes e cila për 20 vite punon me humbje, vendimet e para që kam ndërmarrë janë:

1.Tërhiqem nga reprezentacioni!
2.Tërhiqem nga shoferi personal dhe vetura zyrtare!
Qëllimi jonë nuk është t’i shfrytëzojmë befinicionet që i ofron pushteti, por të dërgojmë porosi tek të gjithë qytetarët se NE jemi të interesuar për një qeverisje ndryshe nga ajo që keni parë 20 vitet e kaluara!

Të gjithë ata që dëshirojnë drejtësi dhe barazi do të jenë aleatët tanë. Ata që nuk duan drejtësi jam i vetëdijshëm se do të jenë kundërshtarët tanë, për të dytët aspak nuk brengosemi! Rruga jonë është e PASTËR.
P.S KORRUPCION 0,0%