Katër punonjës nga Klinika Universitare e Radiologjisë në Shkup, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, në mesin e të cilëve edhe drejtori Daniell Gurqinov.
Të gjithë janë në gjendje të mirë dhe po trajtohen në kushte shtëpiake, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Në njoftim thuhet se Klinika e Radiologjisë nuk do të ndërpres punën për shkak se dy punonjës janë nga administrata ndërsa njëri është punonjës teknik.