Drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme, mbështesin reformat në arsim

Ministrja e Arsimit dhe Shekncës, Milla Carovska zhvilloi takim me Shoqatën e drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme. Në takim, siç thonë nga ministria u bisedua për vazhdimi i mësimdhënies në gjysëmvjetorin e dytë dhe proceset e reformave në arsim.

Në takim, drejtorët i dhanë mbështetjen e tyre të plotë reformave dhe vuri në dukje se ata do të përfshihen plotësisht dhe me përkushtim në të gjithë procesin e implementimit.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska tha se me reformën për herë të parë nxënësit vihen në fokusin e arsimit, dhe mësimdhënësit janë lidhja kyçe në mësim.
Ministrja theksoi se shkollat ​​duhet të bëhen vende interesante ku do të stimulohet kurioziteti dhe mendimi kritik dhe krijues i fëmijëve dhe kjo është pikërisht ajo që ofron kjo reformë.