Drejtoreshë për Ngrohjen Globale?! Eli Fara reagon për herë të parë: Kam punuar vetëm me djersë

Këngëtarja e njohur Eli Fara ka reaguar pas disa lajmeve të publikuara në media, ku ajo ak*uzohet se në kohën kur Fatmir Mediu ishte ministër Mjedisi ka përfituar para nga buxheti i shtetit dhe poste pa të drejtë si drejtoreshë për ngrohjen Globale, duke kryer udhëtime jashtë vendit.

Ajo shprehet me anë të një statusi në rrjetet sociale se ndjen neveri për njerëzit që ab*uzojnë me jetën e të tjerëve duke shpifur pafytyrësisht. Eli Fara përgënjeshtron lajme e përhapura në media, duke theksuar se nuk ka mashtruar apo vj*edhur aksënd por ka punuar fort duke përballuar çdo gjë me djersën e saj.
POSTIMI I PLOTE

“Zoti me ka bekuar me zerin qe me fali , gjith jeten time ia kam kushtuar artit te kenges! Ndjej neveri te pa fund per njerezit qe ab*uzojne me jeten e te tjereve duke shp*ifur pafytyresisht!!!
Ndjej detyrim moral te sqaroj opinionin publik mbi lajmet e rre*me nga disa portale keto dite! Nuk di te kem ma*shtruar apo vj*edhur askend kurre ne jeten time! Kam punuar fort dhe jam krenare per rrugen qe kam ndjekur per te perballuar çdo gje me djersen time, jam krenare per edukaten qe me kane dhene prinderit e mi te mrekullueshem larg te keqiave, ma*shtrimeve, vj*edhjeve!

Deri tani nuk e kam besuar se ne bote ka njerez kaq te ligj, te paskrupullt dhe ab*uzive! Perse i ka sjelle zoti ne kete bote?
Duke shkruar tani po shoh babain tim 88 vjeçar duke shkulur barishtet e keqia ne oborr, si mendoni do shpetoje nga ato? Zoti e befte mire per te gjithe ne!

Nuk kam firmosur kurre ne asnje bordero si drejtoreshe!!!Nuk di te kem marre ndonjehere rroge si drejtoreshe!!!! Nuk di te kem udhetuar ndonjehere si drejtoreshe!!! Kam udhetuar vetem per koncerte dhe nuk kam pasur nevoje per shoqerues! Kjo eshte e verteta!
Thone qe ne ditet me te veshtira njeh ata qe te duan por edhe ata qe mezi presin te marrin gurin e pare e te te go*dasin. Per keta te fundit nuk dua te flas me shume, disa prej tyre do te kene perballje ligjore. Ndersa per ata qe u shqetesuan njesoj si une dhe besojne te e verteta ime, dua ti Falenderoj pa fund!”