Drejtoresha e klinikës me koronavirus, të shtunën ka ligjëruar para qindra kolegëve

Përveç asaj që pas skijimit në Alta Badia, në veri të Italisë, drejtoresha e Klinikës për Dermatologji, Nina Caca Biljanovska, e infektuar me koronavirus, është përshëndetur me të gjithë kolegët e punës,

ajo të shtunën ka mbajtur edhe ligjëratë para qindra kolegëve të cilët kanë marrë pjesë në ligjëratën e specializuar në temën “Dermoskopia karcinome jomelanome në lëkurë” në restorantin “Raguza 360” në Shkup. Në mesin pjesëmarrësve ka pas edhe të huaj, njofton Portalb.mk.

Mjekja ka qenë në punë një javë. Klinika e dermatologjisë në Shkup, është tërësisht e mbyllur, gjithë stafi mjekësor tashmë është në izolim, po bëhen testime, pacientët të cilët mund të vazhdojnë mjekimin shtëpiak janë në shtëpi, kurse ata që nuk mund, transferohen në ente tjera shëndetësore.

Ligjëratën e mjekes e ka organizuar Klinika për Dermatologji dhe kompania “Salvis”.

Pas informatës së sotme për testin pozitiv të drejtoreshës së Klinikës për dermatologji, të gjithë kolegët e saj dhe nga entet tjera shëndetësore, të cilët kanë marrë pjesë në ligjëratë, janë në panik.

Qarku i njerëzve të cilët drejtpërsëdrejti apo tërthorazi kanë pas ndonjë lloj kontakti me mjeken tashmë numëron më shumë se 300.