Drejtoresha Behare Neziri zotohet se do të jetë zëri i ndërlidhjeve për më të mirën e blegtorëve


Siç është ë ditur se kjo trevë, malet e Sharrit, që përfshijnë fshatrat që merren me blegtori e bujqësi si dhe, duke funksionuar shumë blektorë e buq, që prodhojnë produkte blegtorale si të kafshëve të imëta si të dhenve e dhive dhe të kafshëve të mëdha si lopët, e pamë të arsyeshme që të themelojmë Kooperativën “Sharri”- Tetovë, si qendër për t’u dalë në ndihmë blegtorëve dhe buqëve, si dhe të kenë një pikë orientuese, ku do të bëhen sugjerime dhe shërbime tjera administrative për nevojat e domosdoshme të personave, që japin maksimumin e tyre në dobi të shoqërisë sonë.

Drejtoresha Behare Neziri zotohet se do të jetë zëri i ndërlidhjeve për më të mirën e blegtorëve Neziri thotë: “Pra, ne si Kooperativa “Sharri”- Tetovë , do të jemi edhe zëri i ndërlidhjeve mes Ministrisë përkatëse – Ministrisë së Bujqësisë dhe, burimeve tjera për të mira materiale për buqët dhe blegtorët dhe, jam e vetëdijshme se nga Kooperativa “Sharri”- Tetovë, do të ketë të mira materiale edhe shoqëria jonë dhe shteti, nga produktet blegtorale dhe ato bujqësore.
Kështu që, për fund lirshëm mund të them, se: me themelimin e Kooperativës “Sharri”- Tetovë, së pari behet ringjallja e zhvillimit bujqësor e blegtoral, punësimi i rinisë, pra shtohen produktet vendore dhe, më fitimtarë del shteti ynë dhe popullata jonë”