Është drejt shërimit pacienti i parë nga Koronavirusi në Shqipëri.
Tamponi i parë i pacientit ka dalë negativ bëjnë me dije të afërm të tij për Top Channel.
Pas 48 orësh pritet edhe analiza e dytë, ku edhe do të konfirmohet përfundimisht.
Personi i cili është drejt shërimit është babai 54-vjeçar i djalit i cili njihet edhe si pacienti zero në Shqipëri.
Disa persona që kanë pasur kontakt me 28-vjeçarin, kanë rezultuar më pas me Koronavirus.