Dramë në udhëtimin Belfast-Edinburg, gruaja u bërtiste pasagjerëve dhe i shante – u kollitej qëllimisht në fytyrë

Një inci*dent i pazakontë ka ndodhur brenda një aeroplani që po udhëtonte nga Belfasti për në Edinburg, ku një pasagjere filloi t’ju bërtet pasagjerëve tjerë, duke thënë se do të vde*sin derisa qëllimisht u kollitej para fytyrës.
Problemet filluan kur anëtarët e ekuipazhit i kërkuan të vendosë maskën, si masë preventive për shkak të pandemisë së coronavirusit.
E ky inci*dent është filmuar me kamerë amatore, ku shihet dhe dëgjohet duke sharë dhe bërtitur “vdi*sni të gjithë”.

“Jetojeni jetën. Të gjithë do të vdisni një ditë, e dini këtë? Të gjithë vdesin. Nga coronavirus apo diçka tjetër, vetëm një gjë është e sigurtë – vde*kja”, bërtiste ajo derisa nxirrej nga fluturakja.
E sikur kjo të mos mjaftonte, ajo u kollitej para fytyrës pasagjerëve tjerë të cilët u tmerruan me veprimin e saj.
Në anën tjetër, zëdhënësi i kompanisë “EasyJet”, ka konfirmuar se ka pasur një incident në fluturaken e tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=aaqO6RCmK_g&feature=emb_title