Dramë në Tetovë: Dy persona e kanë rrahur një 20-vjeçar, shoqen e tij e kanë futur me forcë ne një veturë dhe janë larguar me shpejtësi


MPB ka njoftuar se me datë 16.08.2024 në ora 01.05 në SPB-Tetovë, personi M.Z. (20) nga Pallatica e Tetovës ka raportuar se rreth orës 22.00 të datës 15.08.2024 në rrugën ,,Boris Kidriç” në Tetovë, është sulmuar fizikisht nga dy persona të cilët më pas shoqen e tij A.H.(18) nga Dobroshti i Tetovës, me forcë e kanë futur në veturën ,,Volkswagen Passat” dhe janë larguar nga vendi. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit