Dramë në Shkup- Nën kërcënimin e armës e kanë nxjerrë nga vetura ku e kanë dërguar në një shtëpi të braktisur dhe atje e kanë detyruar të nëshkruaje një kontratë

SPB Shkup – Njësia për krime të dhunshme ka parashtruar kallëzim penal kundër N.B.(53), N.H.(26) dhe T.Lj.(21), të gjithë nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “rrëmbim”.

Të pandehurit me datë 28.06.2023 në Shkup nën kërcënimin e armës dhe me përdorimin e forcës fizike e kanë nxjerrë nga automjeti XH.B. (47) dhe e kanë dërguar në një shtëpi të braktisur ku e kanë detyruar të nënshkruajë një kontratë për shitjen e banesës së tij ku paratë nga shitja do t’i ishin kthyer të akuzuarit të parë një borxh prej 5000 euro.Pa Censurë