Dramë në Ohër, 4 persona e dëmtojnë inventarin e një restoranti, pas ndërhyrjes së policisë e dëmtojnë edhe veturën zyrtare të MPB-së

MPB ka njoftuar se më datë 11.06.2024 në orën 19:10 në një objekt hotelier në bulevardin “Zhelezniçka” në Ohër, punonjësit e policisë nga SPB Ohër kanë arrestuar N.M. (38) dhe V.M. (42) nga fshati Leshan, komuna Debërcë, dhe M.I. (26) dhe D.N. (33) nga Ohri. Personat u arrestuan sepse dëmtuan një pjesë të inventarit në një objekt hotelerik dhe gjatë ndërhyrjes së punonjësve të policisë, dëmtuan edhe automjetin zyrtar të policisë. Personat u mbajtën në stacionin e policisë dhe për ngjarjen u informua prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të paraqitet kallëzim përkatës.