Dramë në kufirin e Tabanocës, një serb në mënyrë agresive me veturë tenton të kalojë në korsinë për autobus dhe pa kontroll të pasaportave

Më 25.08.2024, rreth orës 07:30, në autostradën nga vendkalimi kufitar Tabanoc – Kumanovë, oficerët e policisë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen Kufitare dhe Vendkalimin Kufitar Tabanoc arrestuan N.T. (39) nga Republika e Serbisë, për shkak se ai u soll në mënyrë agresive ndaj oficerëve të policisë që po kryenin veprimet e tyre zyrtare. Më herët, në vendkalimin kufitar, ai kaloi me një automjet “Nissan” me targa serbe në korsinë e autobusëve dhe nuk u ndal në kontrollin e pasaportave. Ai iu dorëzua oficerëve të policisë nga Departamenti për Kriminalitet Ndërkufitar, Migracion, të Huaj dhe Readmision në Kumanovë për procedurë të mëtejshme. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të paraqitet një aktakuzë përkatëse.