Dramë në kufirin e Bllacës- Me letërnjoftimin e një tjetri personi i cili ishte në kërkim tentoi ta kaloj kufirin, arrestohet nga policia

Më datë 07.01.2024 në ora 17:00 në pikën kufitare “Dolno Bllacë”, në hyrje të vendit, gjatë kontrollit të K.S. (35) nga Republika e Kosovës, i cili ka paraqitur letërnjoftim të Kosovës, është konstatuar se në të dhënat ai kishte masën “arresto” me kërkesë të Interpolit. Me të është zhvilluar një bisedë zyrtare në të cilën ka deklaruar se gabimisht ka paraqitur letërnjoftimin e dikujt tjetër, pas së cilës ka paraqitur dokumentin e tij të udhëtimit dhe është konstatuar se bëhet fjalë për G.M.(28) nga Republika e Kosovës. Ai është ndaluar dhe i është dorëzuar punonjësve të policisë për veprime të mëtejshme.Pa Censurë