Dramë në Falish të Tetovë: 40-vjeçari kërcënohet me jetë nga fqinji i tij, e ka sharrë dhe ka tentuar ta sulmojë

MPB njofton se më datë 05.07.2025 në orën 15.10, personi G.I. (40) nga fshati Falish i Tetovës, ka raportuar në SPB Tetovë se po atë ditë, ndërsa po lëvizte me makinë përgjatë rrugës së fshatit, personi B.N., i cili po rregulonte oborrin e fqinjit të tij, fillimisht e ka fyer verbalisht dhe e ka kërcënuar me jetë, dhe në një moment i akuzuari kapi një mjet të mprehtë, me ç’rast ia kishte arritur që të ikë. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.