Dramë në Dojran-Transportonte me veturë 11 emigrantë nga Siria, kur policia tentoi ta ndalonte është aksidentuar, 1 person ka vdekur në vend dhe ndërsa shoferi është hedhur nga vetura dhe ka ikur me vrap

Me datë 12.01.2024 rreth orës 20:00 në afërsi të Dojranit, një mjet motorik i pasagjerëve “Chrysler” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një luginë, pasi nuk është ndalur në urdhrin e punonjësve të policisë për të ndaluar por ka vazhduar të lëvizte duke rritur shpejtësinë shkruan Pa Censurë.

Gjatë kontrollit është konstatuar se në automjet po transportoheshin 11 persona emigrantë nga Siria, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, një person është transportuar për ndihmë mjekësore në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ndërsa personave të tjerë iu është dhënë ndihma mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm Gjevgjeli dhe më pas janë vendosur në Qendrën pranuese-Tranzite Gjevgjeli për procedura të mëtutjeshme.

Sipas asaj që kanë thënë emigrantët, drejtuesi i mjetit, para se mjeti të aksidentohej, ka hapur derën dhe është hedhur jashtë dhe më pas është larguar me vrap. Inspektim është kryer nga Prokurori Publik dhe një ekip inspektues nga DPB Vallandovë. Po merren masa për gjetjen e drejtuesit të mjetit dhe zbardhjen e rastit.Pa Censurë