Më 17.07.2024, në orën 10:05, në SPB Shkup, nga Institucioni Penal-Korrektues Burgu Idrizovo është raportuar se i dënuari G.A. (41) kishte kapërcyer gardhin mbrojtës dhe ishte përpjekur të arratisej, por shpejt ishte kapur nga oficerët e policisë së burgut dhe ishte kthyer në institucion. Gjatë ngjarjes, një nga oficerët kishte qëlluar një plumb paralajmërues në ajër nga pistoleta e shërbimit. Po merren masa për zbardhjen e rastit.