Dramë në Aeroportin e Shkupit/ Gjatë kontrollit kufitar 52-vjeçari e nxjerr pasaportën e Hollandës,i del se është në kërkim nga Interpoli, pastaj rrëfen se është e falsifikuar dhe se në të vërtetë është shtetas iranian

Me datë 17.01.2024 në ora 12:45 në vendkalimin kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, gjatë kontrollit të pasaportës të G.R.H.A.(52) nga Hollanda, është konstatuar se në evidencën operative është i kërkuar nga Interpoli, si dhe pra, ekzistonte dyshimi se dokumenti i udhëtimit holandez, të cilin e ka paraqitur për kontroll, ishte i falsifikuar. Me të është zhvilluar një bisedë zyrtare në të cilën ka deklaruar se dokumentin e udhëtimit holandez e ka blerë në Republikën e Turqisë dhe në këmbim të atij holandez ka dhënë dokumentin e udhëtimit iranian. Ai është ndaluar dhe i është dorëzuar punonjësve të policisë për veprime të mëtejshme.