Drama e 3-vjeçarit që u mbyt në kopsht/ Daja: Duam drejtësi, si ka mundësi që fëmija ynë u m*byt në një varëse që të mbetet në dorë?

Familjarët e 3 vjeçarit i cili humbi jetën pasi u mbyt në rrethana ende të paqarta në kopshtin “Flatrat e Dijes” në Fier kërkojnë drejtësi për djalin e tyre pasi nuk besojnë që është mbytur aksidentalisht.

Të prekur dhe në lot, nëna dhe daja i djalit thanë se nuk janë të kënaqur me hetimet dhe kërkojnë takim me prokurorin gjë që deri tani nuk ka qenë e mundur.

Daja: Asnjë prind mos e paftë këtë hall që na ka rënë, e çuam fëmijën në çerdhe si të tjerët na vjen lajmi se na i kishin vrarë fëmijët, na e kanë mbytur na thanë, gjoja është mbytur fëmija vetë.
Shkoni kontrolloni në një vend që është 60 pond lartësia, ndërkohë që fëmija është mbi 8.90 pond, shkoni verifikojeni. Dhe po ka mundësi të mos jetë kështu do ju ulem të gjithëve. Ata thonë që fëmija është mbytur tek një kapëse që po a kapësh të mbetet në dorë. U shokuam kur pamë lartësinë.

Mamaja: Presidenti i kopshtit na tha që do na nxjerrë të vërtetën kopshti sot është i hapur, më ka thënë që ka kamera, kaq njeri i pashpirt. I kam kërkuar presidentit të më nxjerrë të gjitha mësuesit çfarë më thoshte njëra nuk thoshte tjetri

Gjyshi: Atje ka dhe fëmijë autikë, gjërat të venë deri në fund.

Daja: Nuk kemi ardhur për luftë, këta nuk na pritën pa pikë turpi, nuk do vrisnin prokurorin ne, ata na vranë ne. zoti prokuror mendo se është një fëmijë 3-vjeçar, i bëj thirrje dhe kryeministrit ta shohë këtë çështje, se me këta prokurorë nuk kemi besim. Duam të themi tek prokurori që nuk jemi dakord për hetimin e çështjes, por ai është në anën tjetër. Dua vetëm të zbardhet ngjarja.

Mama: Edukatorja më ka marrë mua të parën dhe më tha është mirë është mbytur me litar të bluzës