Dje me date 12.04.2024 u be hapja solemne e ordinances stomatologjike te specializuar per ortodonci ORTHOLINE, me ne krye Dr. Spec. Arif Arifi, ne nje ambient festiv me plot miq, kolege dhe dashamire.
Klinika ORTHOLINE është zgjerim i klinikës dentare Sanodent me lokacion në Gostivar. Si një biznes familjar për dy gjenerata e themeluar nga Dr.Spec. Bardhyl Arifi (kirurg oral), tradita vazhdohet nga dy djemte Dr.Spec. Agron Arifi (kirurg oral) dhe Dr.Spec. Arif Arifi (ortodont) , te cilet tani ofrojnë shërbimet dentare edhe në Tetovë.
Ortholine është një klinikë moderne dentare me një ambient familjar dhe relaksues, e vendosur afër Xhamisë së Larme në Tetovë, konkretisht ne Rr.117 Nr.4.
Klinika Ortholine ofron një gamë të gjerë shërbimesh stomatologjike të destinuara për kujdesin dentar të gjithë familjes suaj, duke filluar nga stomatologjia e pergjithshme (kontrolle të rregullta, diagnostikime, mbushje dentare, trajtime të kanalit të rrënjës (endodonci), medikamente, pastrim dhe polirim profesional të dhëmbëve dhe profilaksë), Ortodonci (trajnerë, aparate te lëvizshme, aparate funksionale, aparate fikse (breketa, breketa self-ligating, breketa estetike), maskerina (alignerë) të tejdukshëm, retinerë etj.), kirurgji orale dhe implantologji (nxjerrjen e dhëmbëve të thyer ose të impaktuar, rimodelimin e kockave, apikotomitë, vendosjen e implanteve, ngritjen e sinuseve, graftet kockore etk.), protetike (Proteza parciale apo Proteza totale), kurora fikse dhe ura nga zirkoni me estetikë të lartë, Emax, litium disilikati ose metal keramikë, hollywood smile etj.) , sherbime te stomatologjise estetike (zbardhimin e dhembeve, mbushje estetike, fasetat (prep ose non-prep), rikonturimin e gingivave, injection flow technique, fillera dhe botox etj.)
Gjithashtu kane bashkepunim me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ortodonci duke i bërë shërbimet e disponueshme për të gjithë.
Klinika Ortholine ka prioritet sigurinë dhe kënaqësinë e pacientëve, duke ndjekur praktikat më të mira të dezinfektimit dhe sterilizimit, duke përdorur teknologjitë më të fundit në stomatologji dhe shërbimeve dentare.
Per caktim te termineve drejtohuni ne nr e tel 078 806 800 , email [email protected] , apo ne rrjetet sociale.
Facebook: ortholine.mk
Instagram: @ortholine.mk