Dr.Skano nga OBSH: Gjendja është shqetësuese, por mund të vihet nën kontroll

Këshilltari i drejtorit rajonal për Evropë i OBSH-së, dr. Fabio Skano shfaqi shqetësim për atë që po ndodh në Republikën e Maqedonisë së Veriut me Kovid-19. Por, tha se situata mund të vihet nën kontroll, me testim masiv, identifikim të rasteve, kontaktet e tyre dhe izolimin e tyre. Ai porositi se qytetarët dhe Qeveria duhet të bashkëpunojnë dhe të mos lejohet që të përkeqësohet gjendja, e cila do të kërkojë masa rigoroze të karantinës.

“Këtë që po e shohim për momentin në Maqedoni është shqetësuese. Mësimin që duhet ta nxjerrim është se deri në gjetjen e vaksinës, nuk duhet të relaksohemi, gjegjësisht të mos largohemi nga qyteti. Veprimet që do të ndërmerren këto ditë, por edhe në javët dhe muajt tjerë të cilët vijojnë do të jenë të rëndësishme në mënyrë kritike me qëllim që të pengohen rastet e të infektuarve të rinj dhe të shpëtohen jetët e njerëzve. Kjo vizitë e imja në vendin tuaj, ishte me kohë. Atë që po e shohim përgjatë gjithë botës tregon për konkluzionin se virusi nuk do të largohet shumë shpejtë, përkundrazi, ai shpejtë përhapet dhe merr jetë dhe duhet të bëjmë gjithçka që nevojitet që ta kundërshtojmë në mënyrë proaktive, gjegjësisht të jemi para tij”, theksoi dr. Skano.

Ai tha se prej të hënës, kur ka ardhur në Shkup, ka realizuar shumë takime, në mesin e të cilave me presidentin e shtetit Stevo Pendarovski, me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse, si dhe me përfaqësues të bashkësive fetare. Ai potencoi se është i impresionuar nga sakrifica e punonjësve shëndetësorë, të cilat punojnë pa lodhje për mbrojtjen e qytetarëve nga Kovid-19.

“Vendosja në funksion e strukturave për përgjigje, u bë herët, para se të paraqitet rasti i parë. Fillojmë me kapacitetin e fuqishëm të testimit, i cili mundësoi identifikimin e pacientëve që në fazat e hershme të pandemisë, shndërrimin e shkathët të institucioneve shëndetësore për mjekim të të sëmurëve nga Kovid-19, që mundësoi pacientët të kenë kujdes, si dhe i masave të hershme për mbrojtje të më të moshuarve në shtëpitë e pleqve, me çka u penguan shumë raste të vdekjes, diçka që ndodhi në vendet tjera. Kemi mirëkuptim të plotë se pasojat socio-ekonomike nga masat publike shëndetësore shkaktojnë shqetësim sepse direkt ndikon ndaj jetës dhe ekzistencës së njerëzve. Megjithatë interesi shëndetësor dhe ekonomik nuk duhet të jenë në kundërshtim. Përgjigjja duhet të jetë me më shumë nuanca, ndërsa masat publike shëndetësore të barabarta me shkallën e transmetimit të sëmundjes. Elasticiteti dhe bërja e gradimit në nivel lokal. është kyçe në këtë koment”, theksi dr. Skano.

Ai tha se Qeveria dhe qytetarët duhet të bashkëpunojnë për tejkalimin e situatës dhe të ndërpritet zinxhiri i përhapjes së infeksionit. Dr. Skano potencoi se duhet të zbatohen masat universale për mbrojtje: larja e duarve, mbajtja e distancës dhe bartja e maskës.

Ai theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ishte shembull i mirë në Evropë, për atë se si përballet me Kovid-19 dhe beson se situata me infeksionin përsëri mund të vihet nën kontroll. Sa i përket lehtësimit të masave, dr. Skano tha se secili shtet ndërmerr lehtësime të tilla, por tha se është e rëndësishme që herët të identifikohen rastet pozitive me virus korona.