Dr. Ilir Hasani pajton mjekët kumanovar

Zëvendësministri i Shëndetësisë dr. Ilir Hasani ka qetësuar mosmarrëveshjet që ndodhën ditë më parë në spitalin e Kumanovës. Në një postim në rrjetin social facebook zëvendësministri Hasani ka shkruar: Burrat falin e kumanova ka vërtet burra. Ky status i Hasanit është ilustruar me një foto të përbashkët me mjekët Shukri Fazliu dhe Ylber Isufi.

Ndryshe para dy ditëve në spitalin e Kumanovës u su*lmua mjeku Shukri Fazliu. Ky i fundit thotë se është su*lmur dhe fyer nga kolegu i tij Ylber Isufi sepse nuk i është përgjigjur telefonatës së tij. Fazliu, gjithashtu tha se su*lmu ndaj tij është bërë për shkak se nuk ka marr në kontroll shëndetësor një nga të afërmit e mjekut Ylber Isufi.