Dr. Idriz Orhana kalon në Aleancën për Shqiptarët

Doktor Idriz Orhana ka vendosur që të vazhdojë rrugëtimin e tij politik duke iu bashkangjitur Aleancës për Shqiptarët. Burimeve të sigurta nga ASH bëjnë të ditur se Idriz Orhana është reshtuar pas partisë së Ziadin Selës.

Idriz Orhana më herët ka qenë pjesë e Partisë Demokratike Shqiptare. Kalimin e tij e ka bërë të ditur Arben Taravari i cili ka postuar foto së bashku me Idriz Orhanen dhe Zejdi Rexhepin në rrjetet sociale.