Dr.Gazmend Amzai, i vetmi mjek shqiptar në repartin për transplantim të palcës kockore!

Gazmend Amzai është subspecialisti më i ri në lëminë e hematologjisë. Ish-studenti shqiptar me notë mesatare më të lartë në historinë e Fakultetit Mjekësisë në Shkup. Doktori që pacientët dhe publiku e njohin për nga trajtimi i suksesshëm i sëmundjeve më të vështira mjekësore: leukemitë akute, mieloma multiple limfomet si dhe anemit aplastike etj.

Ai është i vetmi shqiptar i punësuar në repartin për transplantim të palcës kockore në Klinikën Universitare të Hematologjisë në Shkup dhe i vetmi shqiptar që merret me këtë problematikë ndoshta edhe në rajon. Transplantimi i palcës kockore ose i qelizave amë staminale paraqet intervenim të ndërlikuar mjekësor.

Qelizat staminale përdoren për trajtimin me sukses të shumë sëmundjeve. Kjo metodë shfrytëzohet në Klinikën e Hematologjisë në Shkup më shumë se 17 vite dhe gjithësej deri tani janë realizuar 440 transplantime. Rezultatet janë të krahasueshme me ato të qendrave europiane për transplantim të qelizave amë dhe të njejtat janë të prezentuara dhe të publikuara në simpoziume hematologjike dhe kongrese nё SHBA, Europë dhe shtete tjera fqinje./Pa Censure