Dr. Florin Besimi: Arsimi në platformën e BDl-së zë vend qëndror

Kandidati i BDI-së, dr. Florin Besimi, së bashku me kandidatët e kësaj partie për Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, kanë vizituar personelin arsimor të ShF “Liria”, ku shpalosi vizionin e partisë lidere të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, për arsimin, edukimin dhe aftësimin e të rinjve që trajtohet si parakusht për shtetin modern dhe qytetarë të arsimuar.

Gjithashtu, dr. Florin Besimi, ka prezantuar pikat kyçe të programit zgjedhor 2020-2024 për sa i përket ngritjes së cilësisë së procesit edukativo-arsimor, ngritjes së pagave të mësimdhënësve si dhe investimeve kapitale në infrastrukturën shkollore. Ja postimi i plotë i z. Florin Besimi në fb: Takim me arsimtarët dhe profesorët Në oborrin e SH.Liria në Tetovë, kandidatët për deputet nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe shefi i shtabit lokal zgjedhor, realizuan takim me arsimtarët dhe profesorët.

Fillimisht i falemdneruam punonjësit e arsimit për kontributin e tyre në gritjen e cilësisë së arsimit dhe punës së tyre të palodhur me theks të veçantë ndaj sfidave që ka mësimdhënia gjatë pandemisë së COVID19. Gjithashtu u prezantuan pikat kyçe të programit zgjedhor 2020-2024 për sa i përket ngritjes së cilësië së procesit edukativo-arsimor, ngritjes së pagave të mësimdhënësve si dhe investimeve kapitale në infrastrukturën shkollore.

Arsimi cilësor fillor, i mesëm dhe i lartë mbetet në fokusin tonë, i orientuar më shumë drejt të mësuarit dhe matjes sistemore të rezultateve nga të mësuarit, arsimit inkluziv për nxënësit me aftësi të posaçme, qasjes së drejtë në arsim për të gjithë, barazisë gjinore në arsim, fuqizimit të sistemeve arsimore dhe rezultateve më të mira në arsim, të mësuarit dixhital dhe zhvillimit të mendimit kritik, mbështetjes së kuadrit mësimor dhe profesional, si dhe avancimit të infrastrukturës arsimore, rrjetëzimit në shkencë, hulumtimeve dhe inovacioneve si bazë për përshpejtimin e tempos së zhvillimit ekonomik.

#PërKryeministrinShqiptar #Rretho9