Dr.Disha numri i të infektuarve tregon se infeksionin e kemi në prag të derës

Të dashur miq e bashkëqytetarë,

Numrat e të infektuarve sot, dëshmuan edhe njëherë se infeksionin ende e kemi në prag të shtëpive tona. Ne ende jemi të rrezikuar nga përhapja e pandemisë. Për fat të keq, ne ende nuk kemi një medikament të sigurtë ose vakcinë që do t’a shëronte/parandalonte Covid-19. Për këtë arsye, e vetmja mënyrë që na ngelet është izolimi dhe respektimi i rregullave të vendosura nga qeveria. Mbani distancën, lani duart sa më shpesh, evitoni vendet e stërmbushura me njerëz dhe çka është më e rëndësishme, mos u besoni lajmeve të rrejshme.

COVID-19 ekziston dhe është më se e qartë se një përqindje e njerëzve vdesin prej saj!

MOS E VIKTIMIZO VETËVEHTEN DHE FAMILJEN TËNDE!

Dr.Liridon Disha