Dr.Disha: “Nëse na kërkohet karantinë duhet ta pranojmë”

Kolegë të nderuar,

Të gjithë jemi të vetëdijshëm për periudhën e rëndë nëpër të cilën jemi duke kaluar ne si mjekë dhe i gjithë stafi mjekësor. Ne (mjekët familjarë) me gjithë ngarkesën që e kemi me udhëheqjen e pacientëve në izolim shtëpiak dhe pacientëve tjerë që kërkojnë shërbime shëndetësore, duhet të solidarizohemi me kolegët tanë specialistë që punojnë në nivel sekundar. Jemi në gjendje lu*fte dhe ne jemi ushtarë si të gjithë të tjerët.

Nëse na kërkohet të kujdestarojmë në karantinë, duhet ta pranojmë një kërkesë të tillë dhe të vihemin në shërbim të popullit! Spitalet dhe klinikat sot kanë më shumë nevojë se kurrë edhe për ndihmën tonë. Andaj nëse na kërkohet të kujdestarojmë, të paraqitemi vullnetarë e t’u japim përkrahje kolegëve tanë të cilët janë stërlodhur 8 muaj me radhë duke iu dhënë ndihmë të sëmurëve!

I juaji
Dr. Liridon A. Disha