Dr. Besa Muharremi, stomatologe dhe profesioniste e njohur e estetikës, Pro Dental, ku ofron mundësinë e ndryshimit të formës së hundës përmes përdorimit të filler-ave, pa pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Ky trajtim i njohur si “rhinoplasty jo-kirurgjikale” përdor substanca të pastra si acidin hyaluronik për të korrigjuar forma të vogla të hundës, duke ofruar një rezultat natyral dhe të menjëhershëm.
Fillers janë një opsion gjithnjë e më i popullarizuar për ata që dëshirojnë të arrijnë një ndryshim të shpejtë dhe të sigurt, pa pasur nevojë për ndërhyrje më të thella dhe periudha të gjata rikuperimi. Dr. Besa Muharremi thekson se ky trajtim është i përshtatshëm për pacientët që duan të përmirësojnë pamjen e hundës pa invazivitetin e operacioneve plastike, duke u siguruar që gjithmonë të përdoren teknika të sigurta dhe efektive.
Për më shumë informacion dhe konsultime, mund të kontaktoni Pro Dental,ku Dr. Muharremi(070/251-390) është e gatshme të udhëheqë çdo pacient në këtë rrugë estetikisht të kënaqshme.