Doza e tretë e Pfizer, Filipçe jep lajmin e fundit

Komuniteti ynë për imunizim pret rekomandimet zyrtare, që të mund edhe ne të rekomandojmë të njëjtën, kështu u përgjigj fillimisht ministri Filipçe i pyetur për dozën e tretë të vaksinës Pfizer për mbrojtje nga koronavirusi.

“Duhet të kalojnë gjashtë muaj nga doza e dytë që të nis vaksinimi me dozën e tretë, respektivisht me të ashtuquajturën booster dozë. Më e avansuar në këto analiza dhe studime është kompania Pfizer, me të cilët kemi pasur mbledhje dhe na është thënë që gjasat janë të mëdha…studimet tregojnë por duhet zyrtarisht të publikohet që ata do të rekomandojnë dozën e tretë-booster, gjashtë muaj pas pranimit të rivaksinës”, tha Filipçe.

Filipçe tha se tashmë kategori të caktuara të rrezikuara, gjashtë muaj pas dozës së dytë mund të aplikojnë për dozën e tretë me Pfizer.
“Tashmë zyrtarisht është rekomanduar booster doza për pacientët imuno-komponent, ata që janë në dializë kronike dhe të transplantuarit. Por duhet të kalojnë gjashtë muaj që njerëzit të lajmërohen”, pohoi Filipçe.