Dosja “Babale”, dënohet me një vit burg Ervin Salianji! Deputetin nuk e mbajnë këmbët

Gjykata e Apelit dënon me 1 vit burg Ervin Salianjin, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në lidhje me dosjen “Babale”. Deputeti demokrat u shpall fajtor nga gjykata e Apelit për ‘kallëzim të rremë’.

Në një deklaratë për mediat pas vendimit, Salianji duket i tronditur, ndërsa nuk e mbajnë as këmbët. Salianji tha se fushatën elektorale do të bëj edhe nga burgu.

“Pa diskutim do të ndjek procedurat e tjera gjyqësore. Kjo është një vendimmarrjes që nuk ndryshohet në gjykata shqiptare. Fatmri Xhafaj kërkon të kapë ishuj të tjerë gjyqësore. Do të jem në dispozicion do të jem këtu.

Do ti anuloj të gjitha do të jem këtu dhe do të diskutoj për të gjitha. Unë do të jem në dispozicion dhe do ta bëj burgun ku të dua këta, këta do të jem në dispozicion të bandave dhe nuk kanë se çfarë të më bëjnë asgjë.

Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshëm, jam i dënuari i parë politik në 34 vite dhe do ta bëj fushatën nga burgu”,- tha Salianji.