Dorëzohet Suedia?Kryeministri Löfven: Të përgatitemi për mijëra të vdekur

Suedia, thotë “Corriere della Sera”, po përgatitet të ndryshojë strategji në luftën kundër koronavirusit.

Përmes një interviste shokuese të stilit “Boris Johnson”, kryeministri suedez Stefan Löfven paralajmëroi qytetarët atje “ të përgatitemi për mijëra të vdekur”, duke i kujtuar se “ është e rëndësishme të kenë disiplinë”. Lajmin e përcjell e përditëshmja Dagens Nyheter, që thotë se kriza mund të zgjasë për “muaj të tërë”.

Megjithatë, Löfven shtoi se “ kushdo e vendos vetë se si procedon për distancimin social dhe për forcimin e sistemit imunitar. Ne e bëjmë ndryshe. Ndonjëherë varet dhe nga fakti që jemi në fazë tjetër”, duke treguar kështu se pavarësisht se po “dorëzohet”, sërish nuk dëshiron të heqë dorë plotësisht nga linja e butë e adoptuar në kundërshtim me emergjencën sanitare, me bare, restorante e zyra të hapura.

Ai rekomandon kufizimin e kontakteve, duke i besuar më shumë ndjenjës individuale të përgjegjësisë. Aktualisht në Suedi ndalohen rreptësisht vetëm grumbullimet e më shumë se 50 personave, kampionati I futbollit dhe eventet sportive, ndërsa mësimi po bëhet online. Një strategji e tillë ka ngjallur kritika edhe mes vetë suedezëv, teksa vihet re një trend i rritjes së numrit të infektimeve, që gjatw javws sw fundit thuajse janë dyfishuar. Suedia numëron deri tani 6.442 të prekur dhe 373 vdekje nga koronavirusi./Express