Dorëzohet në polici deputeti i Kuvendit të Kosovës, Etem Arifi

Deputeti i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Etem Arifi, është dorëzuar në organet e drejtësisë.
Arifi tani është duke u transferuar në bu*rg.
Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, ka konfirmuar se Arifi është pranuar në Qendrën e Parabu*rgimit në Prishtinë. Ai ka thënë se deputeti është lajmëruar vetë.

Ai ishte dën*uar me një vit e tre muaj burgim për mash*trim me subvencione. Vendimi u bë i plotfuqishëm në janar të 2020-s. Për dën*imin Arifi ishte ankuar në Gjykatën Kushtetuese, por kjo e fundit javën e shkuar njoftoi se e ka shpallur të papranueshme kërkesën e tij.

Arifi deri tash ndodhej në arrati.
Arifi në mandatin e fundit e ka bërë të kontestueshme edhe kushtetutshmërinë e Qeverisë Hoti. Ai ishte një nga 61 deputetët (vota minimale) që i dhanë votën formimit të Qeverisë Hoti. Pasi dëni*mi ndaj tij u bë i plotfuqishëm, Lëvizja Vetëvendosje e çoi rastin në Kushtetuese duke kontestuar kushtetutshmërinë e mandatit të tij. Kushtetuesja ende s’ka vendosur për rastin.

Arifi ka ushtruar mandatin e deputetit, ndonëse Kushtetuta në paragrafin e tretë të nenit 70 përcakton që “mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm, nëse: … dën*ohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet bur*gim”.