Dorëhiqet nga ASH n’Çair si shkak i manipulimit!

“Duke marrë parasysh formimin e kandidatëve për Këshillin e Komunës në Çair nga ky moment deklaroj dorëheqjen nga ASH për arsye të manipulimit, së pari nga kryesia e degës së ASH në Çair, Zudi Koka, në bashkëveprim me kryetarin e ASH Ziadin Sela dhe Sekretarin Gjeneral Arben Taravari”, ka shkruar Buhar Samakova duke deklaruar kështu dorëheqjen nga ASH.

Ai më tej ka theksuar se me veprime të tilla ASH do të humb zgjedhjet, që sipas tij janë të instaluar kandidatë nga struktura të fshehta të Bashkimit Denokratik për Integrim.