Dorëhiqet Faton Ameti nga Fondi për Sigurim Shëndetësor!

Të dashur qytetarë,
Të nderuar bashkëpunëtorë, bashkëveprimtarë e bashkëpartiakë,

Çdo detyrë e ka fillimin dhe përfundimin e saj. Unë, sot, Ju njoftoj se dorëzova dorëheqjen nga detyra Drejtor gjeneral i Fondit për Sigurim Shëndetësorë.

Ju falemnderoj për mbështetjen dhe bashkëpunimin e frytshëm gjatë kësaj periudhe.

Angazhimin tim do ta vazhdoj duke u fokusuar në detyrat partiake, me përkushtim maksimal në realizimin e vizionit të Ali Ahmetit!

Bashkë!

Me respekt,
Faton Ahmeti