Dorëhiqet drejtori i Fondit të Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut


Drejtori i Fondit të Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Den Donçev sot është dorëhequr nga detyra.

Ai në letrën e tij arsyetuese ka thënë se po largohet për shkaqe shëndetësore dhe familjare, përcjell INA.

“Largohem për shkaqe shëndetësore dhe familjare. Dorëheqjen e kam planifikuar pas zgjedhjeve që duhej të mbaheshin më 12 prill, por tani e bën një veprim të tillë meqë zgjedhjet nuk u mbajtën, dhe kaloi më e keqja me koronavirusin”, ka theksuar Donçev, duke shtuar se kjo është koha e duhur.

Donçev është i njohur si ish-anëtar i VMRO-DPMNE dhe më pas i VMRO-Popullore, i cili mori këtë post me qeverisjen e LSDM.